Përparëset
Përparëset Anti-X Me-spo tona lejojnë një mbrojtje optimale nga rrezatimi ballor gjatë aktivitetit radiografik të përgjithshëm. Ata janë në polivinil të plumbit të mbuluar me një veshje elegante najloni që pengon ujin, vajin dhe papastërtisë. Njolla te mundshme, mbeten në sipërfaqe dhe mund të pastrohen lehtësisht me një leckë absorbuese. Bordurat në lëkurë kundra shqyerjes . Për përmasat nenkuptohet gjerësi x gjatësi.
Kodi 412 WBT
Falë shiritave të gjerë të kryqëzuar dhe rripit me tokëz, kjo përparëse lejon që të kemi komoditetin maksimal dhe lirshmëri në lëvizje. Tokëza me shtrëngim të përnjëhershëm në pjesën e përparme siguron një mbyllje të lehtë.
Kodi 413 AWC
Përparëset më popullore në treg. Falë shiritave të kryqëzuar dhe të bllokuar me Velcro, është shumë e lehtë ta veshësh dhe të lejon lirinë e lëvizjes së mjaftueshme. Përmasa e duhur e posaçme bën që shpërndarja e peshës së kësaj përparëseje të jetë ideale. Mbyllje më e shtrënguar, më pak peshë mbi supet.
Kodi 421 SDO
Ky artikull lejon mbrojtjen nga rrezatimi ballor në dhomat operuese pa nevojën e veshjes së përparëses gjatë gjithë operacionit. Ky model është i mbyllur me dy shiritat me ngjitje fiksuese prej velcro në të përparmen të secilës anë. Sapo të përfundojë procedura me rreze X-ray, përparësja do të hiqet lehtë dhe do të bjerë mbi dysheme me lirimin e mbylljes së velcros.
Kodi 431 LSW
Përparëset e mbështjella lejojnë një mbrojtje të plotë para dhe prapa të operatorit gjatë ekzaminimeve dhe / ose procedurave të veçanta. Madhësitë janë gjerësi x gjatësi.
Këto përparëse janë të mbyllura me velcro të rregullueshme (linja vertikale dhe horizontale) në mënyrë që një madhësi e vetme të jetë e përshtatshme për shumicën e operatorëve. Rripi shtesë elastik siguron rehati shtesë. Ky model garanton një mbulesë mbrojtëse të mbështjellur dhe një rehati optimale për të shpërndarë peshën e përparëses nga supet në legen, duke zvogëluar lodhjen për përdorim të zgjatur. Rripi elastik është i rregullueshëm në sajë të pajisjes mbyllëse të së njëjtës.
Kodi 440 ASB – Kodi 442 HSV
Përparëset për mbrojtjen e legenit janë bërë nga polivinili me plumb i mbuluar me një shtresë elastike elegante najloni që pengon ujin, vajin dhe papastërtisë. Njolla te mundshme, mbeten në sipërfaqe dhe mund të pastrohen lehtësisht me një leckë absorbuese. Bordurat në lëkurë kundra shqyerjes .
Kodi AWC
Përparëset për fëmijë janë bërë prej polivinili me plumb që mbulohet me një veshje elegante najloni që pengon ujin, vajin dhe papastërtisë. Njolla të mundshme, mbeten në sipërfaqe dhe mund të pastrohen lehtësisht me një leckë absorbuese. Bordurat në lëkurë kundra shqyerjes. Fëmijët kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj rrezeve X dhe për këtë arsye duhet të garantohet një mbrojtje e veçantë. Përparëset Anti-X për fëmijë i korrespondojnë modelit standard të përparëseve për të rriturit.